Nuredin Ibishi: Komunat në veri gjithnjë kanë punuar sipas plan programit të Serbisë, sidomos në arsim e në shëndetësi

Ibishi: Është e pamundur të bindet Lista serbe për votimin e shndërrimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës thonë se pengesë për formimin e Ushtrisë së Kosovës mbetet Lista serbe, e jo çështja e demarkacionit. Nuredin Ibishi, deputet nga LDK-ja dhe anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, thotë se tani për tani është e pamundur të bindet Lista serbe për votimin e shndërrimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, pasi që ata marrin urdhra nga Serbia. Sipas tij, ka gjasë që kjo çështje shumë shpejtë të vijë në Kuvend të Kosovës. Ai thotë se me gjasë nuk do të mund t’i ndryshohet emri FSK-së, por të ndryshohen vetëm disa ligje, FSK do të bëhet me kapacitete të plota, por jo të preket Kushtetuta, meqë duket se është e pamundur që të bindet Lista serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …