Doganierët nuk pranojnë të barazohen me të gjithë shërbyesit civil të administratës publike në Kosovës

Vonesa në formimin e Bordit të Ankesave dëmton bizneset në Kosovë

Bordi i ankesave, i cili shqyrton ankesat e bizneseve ndaj vendimeve të Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, ende nuk është formuar, duke shkaktuar dëme të shumta për sektorin e biznesit. Edhe pse Ministria e Financave shpalli publikisht përzgjedhjen e anëtarëve të bordit më 7 maj të këtij viti, procesi i përzgjedhjes së kandidatëve dhe formimi i bordit ende nuk janë përfunduar, raporton Insajderi. Sipas Ligjit për Administrimin e Procedurave Tatimore, është obligim ligjor formimi i këtij bordi, i cili duhet të përbëhet nga një kryesues dhe tetë anëtarë për një mandat prej katër vitesh, me mundësi vazhdimi për një mandat të dytë. Kjo vonesë ka ndikuar edhe në rritjen e kostove për bizneset, për shkak të pamundësisë për të vazhduar aktivitetet e tyre. Kryeministri Albin Kurti kishte premtuar në vitin 2020 rifunksionalizimin e Bordit të Ankesave si një organ të pavarur dhe të dobishëm për biznese, por deri tani nuk ka arritur të formohet bordi që do të mundësonte zgjidhjen e ankesave mes bizneseve dhe Doganës së Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Roli kyç i deputetëve të Listës Serbe në zgjedhjen e Vjosa Osmanit, kryetare, me ndërmjetësimin e Radoiçiqit

Në zgjedhjen e Vjosa Osmanit kryetare, më 4 prill 2021, dy deputetë të Listës Serbe, …