Ish-anëtari i SHP të UÇK-së, Ramë Buja ka reaguar kundër Fadil Gecit, dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë, pas deklaratave të tij se gjoja Buja kishte marrë plumb për shkak të mbrojtjes së vëllezërve Geci. Buja tha se Geci nuk e tha të vërtetën, duke insistuar se ai nuk ka qenë ndonjëherë viktimë. “Janë të pavërteta pothuajse të gjitha përveç faktit që unë gjatë asaj kohe nuk kam qenë në Shtab. Kam pasur qëndrime të qarta ndaj komunikatës së 59-të dhe nuk kam qenë ndonjëherë viktimë e askujt,” tha Buja. Ai e konfirmoi plagosjen e tij në zonën e Nerodimës, por theksoi se nuk ka asnjë lidhje me ato që Geci pretendon. Buja gjithashtu u shpreh se situata është e rëndë për ata që vuajnë ndarjen nga familja, duke iu referuar paraburgimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai e përfundoi duke thënë se të thuhen gjëra të pavërteta është një veprim i papranueshëm, sidomos në një kontekst kaq të ndjeshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …