Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar skandalin lidhur me audioincizimet mes Mimoza Kusari-Lilës dhe kriminelit Milan Radoiçiq, duke theksuar se biseda me një person të tillë nuk është e dobishme për vendin. Ai shpjegoi se, megjithëse nuk ka shkelje ligjore për këtë bisedë, është parimisht e padobishme që një individ në listën e zezë të SHBA-së të përfshihet në një bisedë të tillë. Në lidhje me veteranët e UÇK-së, Haliti tha se inspektorët e Lëvizjes Vetëvendosje janë duke kontrolluar nëse veteranët po punojnë, me qëllim që t’ua ndalin pensionet. Ai theksoi se këto veprime janë të papranueshme dhe theksoi se në shumicën e vendeve, ata që luftojnë për atdheun e tyre shpërblehen për kontributin e dhënë. “Më kanë thënë që këta inspektorat nëpër kompani kontrollojnë a ka veteranë duke punuar për t ua ndalur pensionin. E gjithë bota i nderon ata që luftojnë për vendin e tyre, e jo t’ua ndalë pensionet,” tha Haliti, duke e cilësuar situatën si të papranueshme për ata që dhanë kontribut në luftën për liri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …