Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti mbajti mbledhjen e nëntë të rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e nëntë të rregullt. Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi i njoftoj të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga mbledhja e fundit të Kuvendit Komunal.

Në këtë takim është diskutuar dhe janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, por fokusi i anëtarëve të KPF-së ishte tek Pasqyrat Financiare te buxhetit komunal për periudhën Janar-Shtator 2024. Këtë dokument financiar e prezantoj drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti. Sipas këtij dokumenti, komuna e Vitisë, gjatë kësaj periudhe ka inkasuar gjithsej 816 mijë euro apo 79.29% të planifikimit vjetor kurse ekzekutimi i buxhetit është bërë për 96.26%. Pas prezantimit të pasqyrave financiare, anëtarët e KPF-së, kërkuan sqarime dhe plotësime lidhur me shpenzimet e bëra gjatë këtyre muajve të cilët ju është përgjigjur kryesisht drejtoresha Ajeti por edhe zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

Më pas në këtë takim janë shqyrtuar edhe propozim vendimi për shpalljen ne interes të përgjithshëm publik si dhe draft Kodi i Etikës për zyrtarët e Komunës se Vitisë. Po ashtu u dhanë edhe disa informata si:

Informatë një për ndarjen e Subvencioneve në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë vitit 2024

Informatë për procedurat e prokurimit dhe kontratave të nënshkruara për periudhën janar-shtator 2024.

Informatë nga Drejtoria e Arsimit mbi fillimin e vitit të ri shkollor. Ndërkaq jashtë rendit të ditës është shqyrtuar edhe një raport i vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …