Kryetari Agim Aliu diskuton bashkëpunimet strategjike me diplomatin Sylë Ukshini

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, priti në një takim të veçantë diplomatin dhe ish-ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, njëherësh studiuesin e mirënjohur, profesorin dhe bashkëqytetarin z. Sylë Ukshini. Gjatë këtij takimi, u ndanë momente të këndshme të bashkëbisedimit dhe u zhvillua një diskutim i frytshëm mbi mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, me qëllim të përfitimeve dhe zhvillimit të përgjithshëm për komunitetin. Takimi u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë dhe miqësore, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së personaliteteve të spikatura në avancimin e çështjeve publike.

Kontrolloni gjithashtu

Po vazhdon përkrahja e bujqve me inpute bujqësore

Në postimin e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit ka njoftuar se komuna …