Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Fadil Gecit mohoi se vëllai i tij Gani Geci e ka vrarë Abedin Rexhën

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, në Hagë, dëgjon fjalimin politik të dëshmitarit të Prokurorisë, Fadil Geci

Dëshmitari i  Prokurorisë kundër krerëve të  UÇK-së,  Fadil Geci, në dëshminë e tij të dhënë sot në Gjykatën Speciale ligjëroi për përçarjen e LDK-së duke u ankuar se personi kryesor që shkatërroi Lidhjen Demokratike, sipas tij, është Fatmir Sejdiu. Ai person, unë kam qenë brenda aty, që e ka shkatërru LDK-në në këtë formë, është Fatmir Sejdiu, që do të merr përgjegjësinë historike, sepse ka pasë marrëveshje, me këta për me ardhë m’u bo vet kryetar, e vet m’i marrë përsipër të gjitha dhe e ka shkatërru LDK-në. Fadil Geci, nuk përmendi rrahjet me karrige ku printe vëllai i tij, Gani Geci më vonë i dënuar për vrasje. Nuk është për t’ u  habitur me fjalimin Gecit sepse ai ka hallin e LDK-së, por me trupin gjykues të Gjykatës Speciale, që lejon fjalime të tilla, që nuk kanë të bëjnë me çështjen kryesore. Urrejtja e Fadil Gecit dhe Imer Imerit kundër krerëve të UÇK-së, është më bizarja dhe me liga deri tani.

Kontrolloni gjithashtu

FMN parashikon një recesion të thellë në ekonominë botërore që do të rikoperohet shumë ngadalë

Projeksionet ekonomike të Kosovës vazhdojnë të zbehen, FMN parashikon rritje nën mesatare

Rritja ekonomike e Kosovës, e cila dikur gëzonte një normë mesatare prej 4.65% në periudhën …