Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se nga mos-procedimi i Asociacionit ka rrezik që në tavolinë të na shtrohet çështja e ndarjes së Kosovës. Ai ka thënë se Asociacioni duhet të procedohet tash sepse sipas tij, nëse nuk procedohet Kosova do të humb anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe të bëhet partnere për paqe. “Nëse nuk e procedojmë Asociacionin e komunave serbe, jo vetëm që do ta humbin shansin për anëtarësimin në KiE, ka rrezik që tavolinë të na shtrohet çështja e ndarjes së Kosovës”, ka thënë Peci për “RTV21”. Procedimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës bëhet në prill të vitit të ardhshëm, ka thënë Peci.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …