Lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarit tonë, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nisret Salihu, na pikëlloi të gjithë ne që e njohëm të ndjerin. Nisretin e kisha shok klase, fqinj e mik të çmuar. Ai ishte një familjar i përkushtuar e një bashkëqytetar i dashur. Kontributi i tij, shënohet edhe në luftën tonë për çlirim, duke qenë pjesë e saj – veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot, i dhamë lamtumirën e fundit Nisretit, porse kujtimi për të do të jetoj mes nesh. Ngushëllime familjes Salihu, veteranëve të UÇK-së, miqve e të njohurve të të ndjerit! U prehtë në paqe, shpirti i tij!