U mbajt trajnim për konservimin e perimeve, ruajtjen dhe higjienën

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, ka mbajtur sot një trajnim me temën:. “Konservimi i perimeve, ruajtja dhe higjiena”, në fabrikën e konservimit të perimeve- Grasep, në Sllatinë të Epërme, e cila udhëhiqet nga Valbona Ajeti, që ofron një pasqyrë frymëzuese të përkushtimit dhe punës së pa lodhur. Në këtë fabrikë janë të punësuara 13 gra, të cilat punojnë së bashku për të përpunuar dhe paketuar produkte cilësore, duke siguruar që çdo proces të përmbushë standardet më të larta.

Kjo iniciativë jo vetëm që ndihmon në zhvillimin e komunitetit lokal, por edhe nxit fuqizimin e grave në tregun e punës. Ky trajnim u organizua në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avancimit të Shërbimeve Këshillimore” DShK-MBPZHR, të cilën e implementon organizata Qendra Kosovare për Zhvillim (KDC). Trajnimin e mbajti Pajtim Krasniqi, magjistër i bujqësisë dhe këshilltar privat i licencuar nga MBPZHR.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …