Alicia Kearns: Bashkimi Evropian është joproduktiv për de-përshkallëzimin e situatës në veri, duke inkurajuar Beogradin

Deputetja në parlamentin britanik, Alicia Kearns, ka komentuar lidhjet shumë miqësore në mes të Serbisë dhe Rusisë

Deputetja në parlamentin britanik, Alicia Kearns ka komentuar lidhjet në mes të Serbisë dhe Rusisë. Në një publikim të saj ka përmendur pjesëmarrjen e delegacionit serb në Samitin e BRICS-it. Zonja Kearns, saktëson se Vuçiqi vazhdon të kërkojë lidhje më të ngushta me Vladimir Putinin, kryetar  i Federatës Ruse. Vuçiqi vazhdon të kërkojë më shumë gaz rus dhe lidhje më të ngushta me Putinin, duke dërguar katër ministra në samitin e BRICS-it,  në Rusi. Këto përfshijnë dy ministra serbë nën sanksionet amerikane, Aleksandër Vulin dhe Nenad Popoviq. Ndërkohë ukrainasit përballen me perspektivën e një dimri tjetër nën sulm me sulme ruse që synojnë infrastrukturën energjetike në përpjekje për t’i ngrirë në dorëzim” – ka shkruar deputetja angleze, Alicia Kearns.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …