Peter Stano

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thotë tani është nevoja urgjente për të filluar zbatimi i  marrëveshjes së vitit 2023

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian , Peter Stano, është cituar të ketë deklaruar  se fokusi i takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, sot  në Bruksel do të jetë nevoja urgjente për fillimin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit. Stano, me këtë rast nuk ka treguar nëse do të ketë takim trepalësh, por  konsideron se tani është nevoja urgjente për të filluar me zbatimin e marrëveshjes së vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit dhe për të ndihmuar palët të ecin përpara dhe të arrijnë përparim në dialog”, ka  saktësuar, zëdhënësi i Bashkimit Evropian , Peter Stano.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …