Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka nisur mbledhjen e firmave të anëtarësisë për të përgatitur veprimet sindikale, në rast se Qeveria nuk plotëson dy kërkesat kryesore të tyre. Mësimdhënësit kërkojnë negocimin e vlerës së koeficientit të pagës për vitin 2025, si dhe nënshkrimin e kontratës kolektive. SBAShK i ka dhënë afat Ministrisë së Arsimit deri më 10 nëntor për të ndërmarrë veprimet e nevojshme, përndryshe sindikata kërcënon me grevë. Ministria e Arsimit vlerëson se veprimet e SBAShK po shkaktojnë përçarje midis mësimdhënësve dhe thekson se çështja e koeficientit është e rregulluar me ligj. Për sa i përket kontratës kolektive, ministria ka bërë të ditur se nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje gjatë fushatës zgjedhore, duke sugjeruar që këto çështje të diskutohen në kuadër të BSPK-së dhe Këshillit Ekonomik Social, kur të krijohen kushtet e përshtatshme ligjore.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …