Kristo A. Dako: Mizoritë e tmerrshme të grekëve kundër shqiptarëve në rajonin e Korçës

Kristo Anastas Dako, lindi në qytetin e Korçës në vitin 1876. Mësimet e para i përfundoi në qytetin e Korçës dhe më pas pasi familja emigroi në Rumani, Bukuresht, ai vazhdoi dhe përfundoi mësimet në shkollën e mesme.Studimet e larta universitare i kreu po në Bukuresht të Rumanisë për matematikë. Më vonë, pasi emigrioi në SHBA, ai i përfundoi studimet universitare edhe për filozofi. Kristo Dako ka aktivitet të gjërë patriotik, si brenda ashtu edhe jashtë atdheut. Ai ka qënë anëtar dhe drejtues i disa shoqatave dhe klubeve patriotike të rëndësishme të kohës si: Shoqata “Shpresa”,  “Dituria”,  “Djalëria Shqiptare”,  Klubi “Bashkimi” Klubi “Vëllazëria”,  Klubi “Dielli i Shqipërise”.

Kristo Dako ka qënë pjesëmarrës në Konferencën e Paqes në Paris. Ai u shqua për kontributin e tij në mbrojtje të të drejtave të shqiptareve dhe luftoi me përkushtim kundër copëtimit të Shqipërisë.

Kristo Dako është takuar dy herë kokë më kokë me Presidentin e SHBA, Willson dhe ka lobuar më shumë se kushdo për çështjen shqiptare. Në këto takime ai është shprehur drejtpërsëdrejti në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë, duke qënë kundër synimeve grabiqare të vendeve fqinjë. Ai ka kërkuar mbështetjen e shtetit më të fuqishëm të asaj kohe, Amerikës, dhe presidentit të saj Willson, në mbrojtje të interesave kombetare dhe territoriale të Shqipërisë.

Kristo Dako njihet si publicist i shquar dhe ka botuar në revistat më prestigjoze të vendit të asaj kohe si:  “Ylli i mëngjesit”, “Albania”,  “Dielli” Kristo Dako ka botuar shkrime edhe në shtypin e huaj të kohës si:  “The Orient”,  “The Times”, etj.

Kristo Dako ka botuar edhe veprat:  “Cilët janë shqiptarët”, “Shqipëria, çelësi i Lindjes se Afërme”, “Shënime nga Jeta dhe vepra e N.M. tij, Zogut I, Mbret i Shqiptarëve”, Tekstin shkollor “Mësimet e para të Gjeometrisë elementare” etj.

Kristo Dako është një ndër themeluesit, administrator dhe mësues i Institutit Femëror të Vajzave “Kirias” (Qiriazi), në qytetin e Korçës dhe më pas në Tiranë, Kodër Kamëz. Ai ishte bashkëshorti i dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Sevasti Qiriazit (Dakos) dhe Parashqevi Qiriazit, në veprimtarinë e tyre fisnike të arsimimit dhe emancipimit të femrës shqipëtare.

Në vitin 1910 x caktua drejtor i Normales se Elbasanit. Kristo Dakua ka qënë edhe Ministër i arsimit në qeverinë e Mbretit Zogut.

Për aktivitetin e tij të shquar patriotik dhe si rilindas i gjuhës dhe arsimit shqip, Kristo Dako radhitet dhe zë një vend nderi ndër emrat më të shquar të patriotëve më aktivë në Evropë dhe në botë të kohës së tij, si Faik Konica, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, etj.

(21 maj 1914) Mizoritë e tmerrshme greke në rajonin e Korçës. Letër e Kristo Dakos për Presidentin amerikan Willson

Kjo letër është gjetur në Arakivin e Tauntonit në Angli nga historiani Bejtullah Destani. Në letër radhiten mizoritë greke në Korçë dhe kërkohet mbështetja e shtetit më të fuqishëm të asaj kohe, Amerikës, dhe presidentit të saj Willson, në mbrojtje të interesave kombëtare dhe territoriale të Shqipërisë.

Në qytetin e Korçës dhe 8 fshatrat përreth, janë njëzet mijë refugjatë. Ndihma e menjëhershme është e nevojshme për t’i mbajtur ata gjallë.

  1. Seksioni i Kolonjës

 

  1. Fshati mysliman Qinam me 55 shtëpi ishte djegur me 1 maj. Vetëm 8 shtëpi mbetën nga tërë fshati.

Këta të moshuar u masakruan dhe u përçudnuan në shtëpitë e tyre, Zylfo Murati, 60 vjeç. Mbesa e Zylfo Muratit, 21 vjeçe, e copëtuar, fyti i prere dhe gjymtuar tmerrshëm. Kapiteni Gilardi ka parë trupat e të gjithë këtyre njerëzve.

  1. Selenica, 60 shtëpi, dhjetë prej të cilave janë shtepi të të krishterëve, pjesa tjetër myslimane. Të gjitha shtëpitë myslimane, me përjashtim të katër, janë djegur më 1 Maj. Të gjithë të krishterët janë marrë me forcë nga trupat greke. Ata që guxuan të mos binden u masakruan.

Këta të moshuar u masakruan dhe gjymtuan në shtëpitë e tyre, Znj Zubide Ademi, 40 vjeç, Znj Dube Liçe Çiço nga Staria, 75 vjeç. Pesë fëmijë janë të humbur.

  1. Milets, 29 shtëpi, 16 prej tyre jane krejtësisht të djegura me 3 maj .
  2. Bezhani, fshat i krishter shqiptar , 90-100 shtëpi, vetëm një shtëpi është djegur. Aktualisht vetëm tri familje jetojnë atje dhe rreth 20 gra të moshuara . Pjesa tjetër e popullsisë është marrë me forcë nga trupat ushtarake greke. Zoti Lazi Dede, vëllai i tij dhe një burre tjetër i cili nuk pranoi të shkonte , janë masakruar dhe gjymtuar tmerrshëm. Janë tre gra dhe katër fëmijë gjithashtu të masakruar, por ende nuk janë identifikuar.
  3. Zgorovoda, 38 shtëpi gjithsej, nga të cilat 28 të shqiptarëve të krishterë dhe pjesa tjetër e shqiptarëve myslimane. Të gjitha shtëpitë shqiptare myslimane janë djegur, popullsia shqiptare e krishterë është me forcë nga trupat e rregullta greke. Një i moshuar i krishter shqiptar, 55 vjeç, i cili refuzoi të shkojë, u masakrua dhe u gjymtua tmerrshëm. Atje, dy shqiptarë muslimanë u masakruan në shtëpitë e tyre Elias Maliqi, 40 vjeç, dhe Nuri Abedini, 25 vjeç.
  4. Kreshova, fshati me 26 shtëpi, prej të cilave 7 i përkasin shqiptarëve myslimanë, pjesa tjetër e shqiptarëve të krishterë. Të gjitha shtëpitë e shqiptarëve myslimane janë djegur. Dy shtëpi i përkasin shqiptarëve të krishterë të cilët ishin, Lazo i Embëltores dhe Thani i Kreshovës, janë djegur. E gjithë popullsia e krishterë është marrë me forcë nga ushtria greke. Një burrë u gjet i masakruar, por i paidentifikuar.
  5. Staria, një fshat shqiptar mysliman prej 120 shtëpish. Njëqind shtëpi janë djegur më 2 Maj. Sadije Lako, 65 vjeç, masakruar dhe gjymtuar tmerrshëm në shtëpinë e saj. Hasan Mustafa, 60 vjeç, masakruar dhe gjymtuar. Qenam Elias dhe e shoqja u masakruan, po ashtu edhe vajza e tyre u masakrua dhe gjymtua ne shtepine e tyre. Qenam Elias 55 vjeç, gruaja 45, vajza 7 vjeçe.

Rexhep Elias, vëllai i të siperpermendurit , 58 vjeç, masakruar dhe gjymtuar në shtëpinë e tij.

Shaban Latifi , 40 vjeç, masakruar me gjithë familjen e tij. Gruaja 35 vjeç.

Tre vajza, njëra 12 vjeç, e dyta 10 vjeç, një e tretë 8 vjeç, dhe një djalë i 6 vjeçar . Të gjithë të gjymtuar dhe trupat të copëtuar .

Feiz Meko, 65 vjeç, masakruar dhe gjymtuar, përtej përshkrimit.

Lili Isufi, 35 vjeç, lindur me probleme mendore , e masakruar dhe gjymtuar në shtëpinë e saj.

Gruaja e Çaush Bekos, 45 vjeçe ,e masakruar dhe gjymtuar në shtëpinë e saj. Dy bijat e gruas se Çaush Bekos, një 16 vjeç, e dyta 14 vjeç, nuk gjenden më.

Të gjitha fshatrat e lartpërmendura dhe gjysma e atyre që vijojnë janë në duart tona. Pjesa tjetër, të cilat ne do t’i përmendim më poshtë, janë ende në duart e ushtrisë greke. Pra, ne jemi në pamundësinë për të dhënë detajet e plota të asaj që ka ndodhur atje.

  1. Psari, një fshat shqiptar mysliman me 28 shtëpi, u dogj tërësisht më 2 Maj. Disa njerëz u larguan, numri i njerëzve të masakruar ende është i panjohur.
  2. Bukova, një fshat shqiptar mysliman me 29 shtëpi. Njëzet shtëpi janë djegur më 1 maj. Numri i të masakruarve është ende i panjohur.
  3. Herseka, një fshat i formuar nga shtëpitë e 18 myslimanëve shqiptarë, 8 shtëpi të të krishterëve dhe 55 dyqane. Të gjitha shtëpitë shqiptare myslimane dhe dy dyqane në pronësi të tyre janë djegur më 2 Maj. Dy gra të vjetra, një nga Taçi, tjetra nga Herseka vetë, u masakruan, [identiteti] nuk dihet.

Fshatrat e mëposhtme shqiptare ishin ose në tërësi ose pjesërisht të djegur. Kodrasi, dikur 30 shtëpi, Taçi i Poshtëm , dikur 60 shtëpi, Taçi i Sipërm , dikur 50 shtëpi,

Hasan Lulo, 50 vjeç, dhe nëna e tij, 70 vjeç, të masakruar.

Endrilikas, më parë 15 shtëpi;

Ripesi, kishte 18 shtëpi ,

Prodani,kishte 24 shtëpi,

Gionek, më parë 25 shtëpi,

Leshnja, më parë 55 shtëpi,

Barmashi, më parë 100 shtëpi,

Kagjinasi, më parë 45 shtëpi,

Navesela, më parë 100 shtëpi,

Sanjollasi, më parë 25 shtëpi,

Radimishti, më parë 50 shtëpi;

Kamniku, dikur 17 shtëpi;

Benjeza, më parë 45 shtëpi,

Rajani, më parë 40 shtëpi;

Mesiçka, më parë 45 shtëpi,

Kurtesi, më parë 50 shtëpi,

Orgotska, më parë 40 shtëpi;

Lenska, më parë 20 shtëpi;

Zharkani, më parë 40 shtëpi;

Gadirçi, dikur 30 shtëpi,

Zagari, më parë 15 shtëpi;

Fusheza, dikur 10 shtëpi.

Në Qesarakë, Satliane Kapo, 60 vjeç, djali i saj Bahtiar Kapo, 25 vjeç, të prerë copa copa me shpata.

  1. Seksioni i Leskovikut

  1. Delvina, dikur 50 shtëpi, nga të cilat 14 shtëpi janë djegur. Prifti i këtij fshati me gjithë familjen u masakruan në shtëpinë e tij.
  2. Kuqa, dikur 50 shtëpi, e djegur tërësisht.
  3. Poda, dikur 20 shtëpi, e djegur tërësisht.
  4. Osetska, dikur 20 shtëpi, e djegur tërësisht.
  5. Radanji, 140 shtëpi, të djegura të gjitha .
  6. Vrepcka, dikur 50 shtëpi, e djegur tërësisht, tetë persona të masakruar.
  7. Kosertska, më parë me 7 shtëpi, e djegur tërësisht.
  8. Kuqeshi, dikur 15 shtëpi, e djegur tërësisht.
  9. Sandropol, dikur 10 shtëpi, e djegur tërësisht.
  10. Perati, më parë me 8 shtëpi , i djegur tërësisht.
  11. Glina, dikur 40 shtëpi, e djegur tërësisht.
  12. Radatti, dikur 30 shtëpi, i shkrumbuar . 40 njerëz të masakruar dhe të bërë copë-copë, por ende nuk janë identifikuar.

Ka në seksionin e Leskovikut shumë fshatra të tjera të djegura , por se cilat jane nuk e dimë akoma , sepse kjo pjesë e vendit është ende në duart e grekëve.

  1. Seksioni i Bilishtit

  1. Gratsa, dikur 95 shtëpi të djegura tërësisht. Të gjithë banorët të marrë me forcë nga ushtria greke më 2 prill.
  2. Polloska, dikur 80 shtëpi, prej të cilave vetëm 10 kanë mbetur.
  3. Nikolica, e djegur nga grekët, 29 dhjetor 1913.

Verës në vijim, banorët e tij filluan të kthehen, duke rindërtuar baraka të përkohshme. Të enjten rreth orës 2 e gjysëm të drekës , trupat greke sulmuan papritur fshatin Nikolica . Gratë e shkreta dhe pleqte filluan të ikin.

Njerëzit në vijim u vranë duke u përpjekur për të ikur: gruaja Keza Mahmuti, 47 vjeç, gruaja e Hysen Nikolicës, 50 vjeçe, vajza e Shaban Xhelos, 10 vjeçe, Abdyl Xhelo, 50 vjeç, me djalin e tij 4 vjeçar.

Personat e mëposhtëm janë plagosur ndërsa përpiqeshin të iknin, vajza Batiat Çoçe, 16 vjeçe, Znj Gulisha Airo Beut, 50 vjeçe, Znj Zanipe Feim Beu, 40 vjeçe. Vajza e Qani Bato Beut, 15 vjeçe, Znj Nazime Abdyli , 40 vjeçe (e plagosur ndersa pa djalin e saj foshnje 40 ditëshe, i cili ju vra duke e mbajtur ne krahë , edhe burri i saj ju vra ), Plaka Shnike Ismaili, 70 vjeçe, plagosur gjithashtu.

  1. Seksioni i Përmetit

  1. Frashëri, 150 shtëpi, te gjitha të shkrumbuara , përveç njërës .
  2. Selenica, dikur 40 shtëpi, është djegur pothuajse tërësisht.
  3. Seropul, dikur 35 shtëpi , të djegura tërësisht.
  4. Kreshova, dikur 40 shtëpi, e djegur tërësisht.
  5. Kakos, dikur 20 shtëpi, i djegur tërësisht.
  6. Borocka, dikur 40 shtëpi, e djegur tërësisht.
  7. Pagri, dikur 20 shtëpi, i djegur tërësisht.
  8. Qesilesh, dikur 35 shtëpi, përveç 6 shtëpive, i djegur.
  9. Strenek, dikur 45 shtëpi, përveç 6 shtëpive, i djegur.

  1. Seksioni i Skraparit

  1. Sevranji, më parë me 120 shtëpi , i djegur tërësisht.
  2. Muzhencka dhe Malinti janë djegur pjesërisht.

Trupat greke ushtarake duke marrë në posedim të Kodrës, një fshat afër Tepelenës , ftuan të gjithë fshatarët , burra, gra dhe fëmijë, për t’u mbledhur në Kishën Ortodokse. Kur të gjithë ishin mbledhur, 230 në numër, oficerët grekë urdhëruan ushtarët të hapin zjarr mbi ta me mitrolozë. Të gjithë u vranë, kokat e tyre ishin prerë dhe ishin varur në mure. Gjenerali De Veer i Misionit Hollandez shkoi vetë në këtë fshat, e pa këtë mizori të tmerrshme greke dhe bëri foto të asaj pamjeje të tmerrshme.

Në qytetin e Korçës dhe 8 fshatrat përreth, janë njëzet mijë refugjatë. Ndihma e menjëhershme është e nevojshme për t’i mbajtur ata gjallë.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …