Në seancat gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së, që po mbahen, në Hagë, avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka deklaruar se Prokuroria ka ndikuar në paraqitjen e dëshmitarit, Fadil Geci duke e shtyrë atë të rrisë armiqësinë ndaj Thaçit. Gjatë seancës, Misetic deklaroi se Prokuroria i ka treguar Gecit një intervistë të dhënë nga Rexhep Selimi, veprim që sipas tij është bërë për të ndikuar në qasjen e dëshmitarit përpara dëshmisë së tij. Ky veprim u konsiderua si i pazakontë nga avokati cili e ballafaqoi dëshmitarin me faktin se pas këtyre takimeve përgatitore me Prokurorinë. Geci ka ndryshuar qëndrimin e tij duke akuzuar Thaçin për qëllime më të rënda sesa më parë. Gjatë seancës, gjyqtari zviceran, u përpoq të balancojë situatën duke prezantuar pjesë nga intervista e Hashim Thaçit, e cila përfshinte referenca për komunikatën numër 59. Mishetiç këmbënguli që Prokuroria ka manipuluar situatën për të përforcuar dëshminë kundër Thaçit, ndërsa Geci mbrojti qëndrimin e tij, duke pohuar se Prokuroria ka bërë punë të mirë duke e informuar me prova përkatëse.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …