Pensionohet mësimdhënësi vitias, Sarafin Sopi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta Ajeti kanë pritur të enjtën në takim mësimdhënësin vitias, Sarafin Sopi, i cili sapo është pensionuar. Me këtë rast kryetari Haliti, e vlerësoj lartë angazhimin dhe përkushtimin e z. Sopi gjatë viteve të tij si mësimdhënës, duke theksuar se puna e tij ka lënë gjurmë të thella në arsimimin e shumë nxënësve duke e dhënë një kontribut të çmuar. Në këtë takim, mësimdhënësi i pensionuar u përgëzua për karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme, si dhe për rolin që ka luajtur në edukimin e brezave të rinj. Ndërsa vetë Sarafin Sopi, falënderoi komunën dhe kolegët për mbështetjen e tyre gjatë gjithë këtyre viteve. Po ashtu në këtë takim kryetari Haliti i ndau atij edhe një mirënjohje.

Kontrolloni gjithashtu

Mbahet ligjeratë mbi Fenomenin e bullizmit në shkolla, pasojat dhe lufta kundër tij

Në vazhdën e ligjëratave të projektit “Fenomeni i bullizmit në shkolla, pasojat dhe lufta kundër …