Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, e shoqëruar nga Prof. Dr. Eberhard Haunhorst President i Zyrës Shtetërore të Saksonisë së Ulët për Siguri Ushqimore dhe Mbrojtje të Konsumatorit dhe Dr. Erhard Zittlau udheheqes i projektit te binjakëzimit “Mbështetje për Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosove” të mërkurën vizituan Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës ku pritën nga Kryeshef Ekzekutiv, Dr. Valdet Gjinovci.
Me këtë rast Dr. Gjinovci e njohu ambasadoren me punët dhe të arriturat e autoritetit në fushën e sigurisë ushqimore dhe shëndetit të kafshëve, me theks të veçantë në dinamiken dhe të arritura e projektit për mbështetjen e Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë i cili financohet nga BE por implementohet nga ekspertët e shtetit Gjerman.
Gjinovci tha se AUV ka një përvojë të mirë me ekspertët e shtetit gjerman të cilët kanë implementuar projekte nga viti 2009 duke i shfrytëzuar ende ato të arritura, duke nënvizuar se edhe ky projekt do të jetë vazhdimësi e punës dhe e rezultateve.
Znj. Angelika Viets, Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, u shpreh e kënaqur me sukseset e punës se përbashkët ndërmjet dy autoriteteve. Ajo gjatë vizitës qe i bëri Laboratorit të Ushqimit pa nga afër zhvillimin e metodave të reja testuese, ngritjen e cilësisë dhe besueshmërisë në rezultatet laboratorike të lëshuara nga LUVK.