Kryetari Latifi kërkon përkrahje masive për ndeshjen e së shtunës të KH Rahoveci kundër ekipit belg Bochol

Këtë të shtunë më 26 tetor, në orën 19:00, në Palestrën e Sporteve “Mizahir Isma” do të zhvillohet ndeshja kthyese e rrethit të Dytë të Kupës Europiane EHF, ndërmjet KH “Rahoveci” dhe kampionit të Belgjikës Achilles Bocholt.

Kjo është një ndeshje vendimtare për të kaluar në fazën tjetër për ekipin e Rahovecit ka shkruar në rrjetin e  tij social, Facebook, Kryetari i Komunës z. Smajl Latifi i cili kërkon përkrahje masive të adhuruesve të sportit.

“Ju ftoj të gjithëve të vini në palestër dhe të jemi një zë, një zemër, për ta mbështetur ekipin tonë në këtë sfidë të rëndësishme.

Së bashku mund t’i japim forcën për të triumfuar, thuhet në postimin e kryetarit Latifi.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Belgjikë ka përfunduar me fitoren e skuadrës nikoqire Bocholt me rezultatin 32:29 (15:14).

 

Kontrolloni gjithashtu

Zyrtarët komunal po trajnohen rreth mënyrave të inspektimit

Në kuadër të projektit të USAID-it “Aktiviteti qeverisja e pronës”, sot në Viti po mbahet …