Komuna e Deçanit ka hapur konkurs për ndarjen e bursave për studentët e studimeve bachelor

Komuna e Deçanit njofton përmes faqes zyrtare të saj në facebook se ka hapur konkursin për ndarjen e bursave (jo më pak se 400 euro) për studentët e studimeve bachelor të cilët studiojnë në Universitetet Publike të Republikës së Kosovës dhe Universitetet Publike jashtë Kosovës, për vitin akademik 2024/25.

Afati i aplikimit është 15 ditë, nga data 24.10.2024 deri më 07.11.2024.

Aplikacionet dorëzohen në zarf të mbyllur në zyrat pritëse (kati i parë) në Komunën e Deçanit. Fëmijët e dëshmorëve që janë student me automatizëm do të jenë përfitues të bursës ndërsa gjithë aplikuesit tjerë do të iu nënshtrohen kritereve të parapara në rregullore.

Kontrolloni gjithashtu

Pensionohet mësimdhënësi vitias, Sarafin Sopi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta Ajeti …