Komandanti i ri i KFOR-it, në Kosovë, gjenerali Enrico Barduani, ka qëndruar për vizitë në Serbi ku është takuar me kreun e forcave serbe, Milan Mojsiloviq si dhe anëtarë të tjerë të forcave të armatosura. Ai ia ka bërë të qartë gjeneralit serb rëndësinë e komunikimit të rregullt me qëllim të sigurimit që informatat të shkëmbehen me kohë. Komandanti i KFOR-it gjithashtu ka ripohuar përkushtimin e KFOR-it për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin e gjatë të KFOR-it në OKB, dhe ka ritheksuar se uniteti i përpjekjeve, koordinimi, transparenca dhe paanshmëria do të mbeten parimet shtytëse të përpjekjeve të përditshme të KFOR-it në mbështetje të stabilitetit rajonal, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …