Kryetari Latifi mirëpriti në zyrën e tij, njërën prej lojtareve më premtuese të basketbollit, Gerta Hoti

Të enjtën në zyrën e tij, Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi ka pritur në takim basketbollisten Gerta Hoti.

“Sot, pata kënaqësinë të takoj basketbollisten Gerta Hoti nga Ratkoci, përndryshe talenten e re, kampione e Evropës me Kosovën në basketboll, për grupmoshat U-18.

Gerta tashmë është transferuar te klubi VILLENEUVE D’ASCQ ESB (ESBVA) në Francë, që është kampion i Francës dhe nënkampion i Evropës. Ky është një hap i jashtëzakonshëm në karrierën ndërkombëtare të Gertës, duke e vendosur atë mes talenteve më të vlerësuara në basketbollin evropian.

Gertës i urojmë suksese dhe përfaqësim sa më të mirë të Kosovës në garat ndërkombëtare, ka shkruar në rrjetin e tij social, facebook, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Pensionohet mësimdhënësi vitias, Sarafin Sopi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta Ajeti …