leoni

Kryeministri, Albin Kurti, sot ka pritur në takim komandantin e KFOR-tit, gjeneralmajorin italian, Enrico Barduani

Kryeministri, Albin Kurti sot ka pritur në takim komandantin e KFOR-tit, gjeneralmajorin italian, Enrico Barduani. Në komunikatën e KFOR-it lidhur  këtë takim thuhet se Barduani i ka thënë Kurtit se mbështet dialogun Kosovë-Serbi të  ndërmjetësuar nga BE-ja si platformë për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura. Ai nënvizoi se KFOR-i do të vazhdojë të kontribuojë për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake. Barduani në takim me Kurtin vuri në dukje gjithashtu angazhimin e tij të palëkundur për të promovuar unitetin me të gjithë homologët e tij, “në mënyrë që të sigurohet koordinimi dhe të zvogëlohet mundësia për veprime që mund të çojnë në tensione.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …