Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po qëndron për vizitë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, për të shprehur përkushtimin e saj dhe të komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian. Zonja Leyen, e cila në verë u rizgjodh për një mandat të ri pesëvjeçar, ka paralajmëruar se procesin e zgjerimit e ka ndër prioritetet kryesore dhe për këtë e ka caktuar një komisionare, e cila do të merret vetëm me zgjerimin e bllokut. Von der Leyen ka vizituar, Shqipërinë, ku është takuar me presidentin, Bajram Begaj dhe kryeministrin, Edi Rama. Dje ka vizituar Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje e Hercegovinë. Në Serbi, Von der Leyen do të qëndrojë sot ku do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq. Ursula von der Leyen nesër do të arrijë për vizitë në Kosovë, ku do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi, të shtunën në Podgoricë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …