Roli i gjykatave kushtetuese është të mbikëqyrin dhe të sigurojnë që të gjitha ligjet dhe veprimet e institucioneve shtetërore të jenë në përputhje me normat kushtetuese. Kështu u tha në sesionin e dytë të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit me temën “Gjykata Kushtetuese si Gardiane të Vlerave dhe Parimeve Demokratike: Balancimi i Pushtetit Ekzekutiv, Legjislativ dhe Gjyqësor në shtetet moderne”. Takimi i dytë i Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit ka nisur dje. Pjesëmarrës në këtë forum janë krerë të gjykatave kushtetuese të vendeve të rajonit, por edhe ekspertë të sistemit ligjor. Zëvendëskryetari i Komisionit të Venecias, Martin Kuijer u shpreh se opinionet e Komisionit të Venecias merren si burim nga Gjykatat Kushtetuese.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …