leoni

Dëshmitari, Nuredin Ibishi, ka folur për arrestimin e Milevan Stankoviqit i cili i kishte sulmuar pozicionet e UÇK-së

Dëshmitari, Nuredin Ibishi, ka folur për arrestimin e Milevan Stankoviqit i cili i kishte sulmuar pozicionet e UÇK-së

Në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, dëshmitari, Nuredin Ibishi ka folur për arrestimin e një viktime pjesëmarrëse në këtë proces, e që quhet Milevan Stankoviq, për të cilin tha se i kishte sulmuar pozicionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  në Potok. Madje në një rast, Ibishi e pyeti mbrojtësin e viktimave Simon Laws se kur një person i armatosur hyn në perimetrin e sigurisë çfarë duhet të bëhet me atë. Fillimisht, Laws tha se Stankoviqi ka qenë roje pylli kur është ndaluar më 2 gusht 1998 dhe se Nuredin Ibishi ishte i pranishëm kur e kanë dërguar në ndalim, gjë e cila u pohua nga dëshmitari. Por, dëshmitari e quajti “gënjeshtër të pastër”, kur mbrojtës i viktimave tha se Ibishi dhe Stankoviqi ishin takuar në shtëpinë e vëllait të dëshmitarit pasi ata kishin marrëdhënie pune. Ky objekt e ka perimetrin e sigurisë dhe nëse dikush hyn i armatosur në këtë perimetër, ai do të arrestohet, plus i armatosur si s’duhet të bëhet. Ka qenë me uniformë. Ai e ka pas një fat shumë që ka shpëtuar”, tha Nuredin Ibishi, kur iu kërkua që të shpjegojë situatën. Ibishi tha se Stankoviqi ishte arrestuar në mënyrë flagrante.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …