VW përkundër skandalit shënoi në qershor rritje të shitjes

Shitja në Evropë ka shënuar një rritje prej 4,4%, në Kinë 18,7%, mirëpo në SHBA ka një rënje prej 11,7%.

Gjiganti gjerman i makinave Volkswagen gjatë muajit qershor ka shënuar një rritje të shitjes së veturave prej 5,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, falë rritjes së shitjes në Evropë dhe Kinë raportojnë agjencitë botërore.

Grupi Volkswagen, që në mesin e markave të veta ndër të tjera ka Audin, Shkodën dhe Porschen, vetëm muajin e kaluar shiti 883.400 vetura, citon komunikatën e kompanisë, agjencia AP.

Shitja në Evropë është rritur për 4,4 %, ndërsa në Kinë 18,7%, ndërkohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pësuar një rënje prej 11,7 %, pas manipulimit me emetimin gazrave të VW-së shtatorin e kaluar, derisa në Brazil rënja është edhe më e theksuar – 32,7%.

Në gjysmën parë të këtij viti shitja e veturave të VW ka shënuar një rritje prej 1,5%, (gjithsej 5,12 milion vetura) prej tyre 3.8% më shumë në Evropë, 6.8% në Kinë, derisa në SHBA shitja ka shënuar rënje prej 7,2%, në Brazil për 33,1%, përfundon agjencia amerikane Associated Press.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …