RKL: Jack Smith, habitet pse në Kosovë është një grup "njerëzish të fuqishëm" që nuk e duan Gjykatën Speciale

Trump premton se përnjëherë do ta të shkarkojë prokurorin special, Jack Smith, nëse fiton zgjedhjet presidenciale

Donald Trump, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, ka deklaruar se, nëse do të fitojë zgjedhjet presidenciale dhe do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, ai do të shkarkojë prokurorin special Jack Smith nga detyra. Trump e quan njeri  “të poshtër” dhe theksoi se do të jetë ndër vendimet e para që do të marrë si president. Jack Smith, i cili po drejton dy hetime federale kundër Trump, akuzohet për mbajtjen e paligjshme të dokumenteve të klasifikuara në rezidencën e tij në Mar-a-Lago dhe për përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Para se të merrte këtë rol në Shtetet e Bashkuara në nëntor 2022, Smith ka qenë kryeprokuror në Hagë, ku ka hetuar krerët e luftës së UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Bilanci i tre javëve të pushtetit Kurtit është dëshpërues si qeverisje dhe i rrezikshëm si qasje

Enver Hoxhaj: Komunikimi i zyrtarëve të lartë të vendit me Millan Radojiçiqin, ngrit shqetësime për sigurinë kombëtare

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shprehur shqetësime të …