Ish deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Halit Valteri, bëri kallëzim në SPAK, kundër Ilir Metës për çështjen e lobingjeve. Ai pretendon se Meta ka dalë në përgjime, i përfshirë në një vrasje të bujshme në Lezhë. Dalin përgjime për shuma të mëdha parash që janë marrë për të kryer një vrasje në Lezhë. Dhe gjurmimi i tyre lidhet me një vrasje të bujshme. Meta, i përfshirë drejtpërdrejtë”, u shpreh Valteri në A2. Në qershor 2022. Gazetari Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Opinion” se në një nga dëshmitë e tij Nuredin Dumani ka thënë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Hoxha thotë se në dëshminë e tij, thuhet se Dumanit i kishte thënë një person i përfshirë në vrasje se Meta ka porositur vrasjen e Aleksandër Ndokës në vitin 2017. Ai tha se me këtë ngjarje lidhen edhe disa ngjarje të mëvonshme, duke treguar se për të pajtuar palët janë futur mes palëve tre negociatorë, një prej të cilëve sot është i vdekur. Sipas gazetarit, negociatori i parë u ekzekutua në Shkodër.