Von der Leyen

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po qëndron për vizitë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryetarja  e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po qëndron për vizitë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Kosovën, me qëllim për të shprehur përkushtimin e saj dhe të komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian. Zonja Leyen, e cila në verë u rizgjodh për një mandat të ri pesëvjeçar, ka paralajmëruar se procesin e zgjerimit e ka ndër prioritetet kryesore dhe për këtë e ka caktuar një komisionare, e cila do të merret vetëm me zgjerimin e bllokut. Von der Leyen ka vizituar,  Shqipërinë, ku është takuar  me presidentin, Bajram Begaj dhe kryeministrin, Edi Rama. Dje ka vizituar Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje e Hercegovinë. Në Serbi, Von der Leyen do të qëndrojë sot ku do të takohet me presidentin  Aleksandar Vuçiq. Ursula von der Leyen nesër do të arrijë  për vizitë në Kosovë, ku do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi, të shtunën në Podgoricë.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …