Lidhja e Bizneseve të Kosovës dhe Komuna e Rahovecit nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Të premtën në Rahovec, Kryetari i Komunës, z. Smajl Latifi dhe Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, z. Besart Dreshaj nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional dhe krijimit të një marrëdhënieje formale mes dy institucioneve. Lidhja e Bizneseve të Kosovës gjatë këtij takimi u përfaqësua edhe nga Hashim Deshishku dhe Adem Gecaj.

Memorandumi synon krijimin e një platforme për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe konkret mes Komunës dhe komunitetit të biznesit, me fokus të veçantë në promovimin e prodhimeve vendore dhe turizmit, lehtësimin e procedurave administrative për bizneset, dhe përmirësimin e mjedisit të përgjithshëm biznesor në Rahovec.

Objektivat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë:

Promovimin e prodhimeve dhe shërbimeve vendore
Lehtësimin e procedurave administrative për bizneset dhe përmirësimin e klimës së investimeve
Avokimin e përbashkët për nisma ligjore që adresojnë sfidat e komunitetit të biznesit

Promovimin e transparencës në proceset vendimmarrëse komunale;
Koordinimin në zhvillimin e politikave që stimulojnë rritjen ekonomike dhe tërheqjen e investimeve
Angazhimin e bizneseve në adresimin dhe shqyrtimin e sfidave administrative dhe ligjore.

Kryetarët Latifi dhe Dreshaj theksuan rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi të përhershëm, duke shprehur përkushtimin e tyre për bashkërendimin e aktiviteteve në fushën e zhvillimit ekonomik të komunës, në të mirë të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit.

Ky Memorandum shënon një fillim të ri në angazhimet e përbashkëta për përmirësimin e mjedisit ekonomik dhe përkrahjen e bizneseve në Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …