Kryetari serb Aleksandar Vuçiç ka hedhur dyshime mbi të ardhmen e vendit të tij në Bashkimin Evropian, duke lënë të kuptohet se në vend të kësaj mund t’i bashkohet, bllokut ekonomik global BRIKS, të organizuar nga Vladimir Putin në Rusi këtë javë, raportoi “The Times” e cila shkruan se Beogradi ka balancuar mes Lindjes dhe Perëndimit për një kohë të gjatë, por se me luftën në Ukrainë, e cila e detyroi botën të mbajë anë, peshorja në Serbi po anon gjithnjë e më shumë drejt Kremlinit. Disidentët rusë dhe bjellorusë të fshehur në vend i thanë The Times se autoritetet serbe kishin filluar një goditje ndaj tyre me urdhër të Kremlinit, ndërsa një ligjvënës i opozitës akuzoi Aleksander Vullin, zëvendëskryeministrin, se kishte nxjerrë një aleat të Putinit nga paraburgimi italian dhe e lejoj të fluturojë për në Moskë me një fluturim nga Beogradi. Serbia ka refuzuar gjithashtu t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …