Ministria e Jashtme që drejtohet nga Donika Gërvalla ka shënuar edhe një dështim të radhës pa mbarim. Ky dikaster është detyruar t’ia ndërpresë kontratën kompanisë që e kishte shpallë fituese para disa muajsh për të transportuar dërgesa postare diplomatike nga Ministria drejt misioneve diplomatike dhe konsullore dhe anasjelltas. Bëhet fjalë për kompaninë ““A.L DUSHI SH.P.K””, e cila s’ka arritur t’i përmbushë kushtet e kontratës. Kjo kompani – edhe pse kishte ofertuar edhe ishte përzgjedhur me çmim gati katërfish më të lartë – ka shkaktuar vonesa në bartjen e dërgesave e në disa raste dhe i ka dëmtuar ato. Gazeta Express ka siguruar vendimin e MPJD për ndërprerjen e kontratës ku thuhet se operatori “A.L DUSHI SH.P.K” (kontraktor i autorizuar i kompanisë multinacionale UPS), nuk ka arritur t’i respektojë afatet kohore në bazë të specifikave të kontratës.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …