Dushan Janjiq, përfaqësues i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, ka folur mbi anulimin e takimit të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq, pas takimit të tij me ministrin rus të Zhvillimit Ekonomik, Maksim Reshetnikov. Janjiq theksoi se ky incident tregon se evropianët janë të keqinformuar për ngjarjet dhe ndikimin rus në Serbi. Gjatë vizitës së Von der Leyenit në Serbi, ajo ishte e pritur të takohej me Vuçeviqin, por takimi u anulua. Janjiq nënvizoi se opinioni publik në Serbi kishte qenë i informuar për vizitën e ministrit rus, 10 ditë para takimit. Ai kritikoi qasjen e Komisionit Evropian, duke thënë se Serbia po luan me dy karta dhe se kjo situatë tregon nevojën për një qasje më të informuar nga ana e evropianëve. “Ky reagim ishte një sinjal i qartë për Komisionin Evropian se duhet të ndalojnë me këto politika, tha Janjiq, duke shtuar se politika e Bashkimit Evropian po bëhet një garë për Vuçiçin dhe jo për Serbinë.