KMDLNj, dënon provokimin në varrezat e Bajçinës, pasi vendosja e Kryqit shënon shkelje të rënda të të drejtave të njeriut

Në varrezat e fshatit Bajçinë të Podujevës, është vendosur një kryq nga persona të paidentifikuar, një veprim që është dënuar ashpër nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut. Banorët e fshatit e kanë quajtur këtë akt një provokim dhe një përpjekje për të shpërfytyruar varrezat ku prehen ata që i përkasin besimit islam. KMDLNj ka theksuar se e drejta për të ushtruar besimin e lirë në Kosovë është e garantuar me ligj dhe se çdo formë diskriminimi në baza fetare duhet të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. “Dënojmë fuqishëm këtë shkelje të rëndë të drejtave të njeriut dhe ushtrimit të lirë të besimit. As në kohën e okupimit më të egër të Kosovës, regjimi i Serbisë nuk ka ndërmarrë një veprim të tillë,” thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen qëndron sot për vizitë në Kosovë

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen qëndron sot për vizitë në Kosovë  si …