Doganierët nuk pranojnë të barazohen me të gjithë shërbyesit civil të administratës publike në Kosovës

Dogana e Kosovës ka hedhur poshtë akuzat e autoriteteve serbe, për krijimin e kolonave të kamionëve në Merdare

Dogana e Kosovës ka hedhur poshtë akuzat e autoriteteve serbe se është përgjegjëse për krijimin e kolonave të kamionëve në pikën kufitare të Merdares. Situata e krijuar daton nga 7 tetori, kur Kosova ka hequr pjesërisht ndalesën për importin e mallrave serbe. Sipas zëdhënësit të Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, bashkimi i të gjitha dërgesave në një korsi nga ana serbe është shkaku i vonesave. Ai ka sqaruar se Kosova ka shtuar kapacitetet për përpunimin e kamionëve, përfshirë njësitë speciale të kontrollit, për të ruajtur sigurinë. Serbia këmbëngul që ritmi i ngadaltë i Doganës së Kosovës është i qëllimshëm. Sipas Aleksandar Radovanoviq nga Oda Ekonomike e Serbisë, rregullimet infrastrukturore të kufirit nuk mund të ndryshojnë për shkak të terrenit, duke theksuar se importi i lëndëve të para për në Kosovë lejohet vetëm në Merdare, dhe  që rëndon situatën.

 

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen qëndron sot për vizitë në Kosovë

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen qëndron sot për vizitë në Kosovë  si …