Ahmetaj: Fajon dhe Lunaçek kanë dhënë sinjale se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave

Mimoza Ahmetaj: Procesi i dialogut me Serbinë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian po shkon drejt vdekjes klinike

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Mimoza Ahmetaj, thotë se procesi i dialogut me Serbinë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian po shkon drejt vdekjes klinike. Ajo deklaron se përkundër takimeve në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel nuk pret rezultate konkret drejt zbatimit të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit të arritur vitin e kaluar nga Kosova dhe Serbia. Sipas saj, kryeministri Albin Kurti, pavarësisht presionit ndërkombëtar nuk do ta dërgojë draft-statutin e asociacionit në Kushtetuese, kur kanë mbetur edhe tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Qeveria  do të mundohet të shtyjë themelimin e asociacionit deri pas zgjedhjeve, në mënyrë që të mos i mbetet “patatja e nxehtë” në duar dhe të humbë vota, saktëson nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Mimoza Ahmetaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Amerika dhe Turqia janë partnerë kryesorë të Kosovës për zhvillimin e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri …