Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë qëndrimit të djeshëm në Beograd, u shpreh se Serbia është njëra nga vendet më të përparuara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, raporton Anadolu. Duke iu drejtuar mediave, pas një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Von der Leyen tha se i takon Serbisë të zgjedhë shpejtësinë e anëtarësimit, duke shtuar se partneriteti ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian po forcohet dhe se BE-ja është partneri dhe investitori i parë tregtar i Serbisë. Plani i rritjes duhet t’i afrojë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me tonat dhe gradualisht të integrojë tregun rajonal me tregun e përbashkët evropian. Parimi është shumë i thjeshtë. Ne i hapim dyert e tregut të përbashkët të Bashkimit Evropian në sektorë të veçantë për kompanitë serbe dhe në këmbim, duhet të zbatohen disa reforma”, tha Von der Leyen. Ajo përgëzoi Serbinë dhe presidentin e saj për një “punë të shkëlqyer” kur bëhet fjalë për agjendën e reformave, duke shtuar se si pjesë e planit, Serbia do të marrë 1,6 miliardë euro.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …