Autoritetet e Iranit kanë njoftuar se nga sulmet izraelite ndaj caqeve ushtarake në Republikën Islamike më 26 tetor, lanë të vrarë dy ushtarë iranianë. Këto autoritete po ashtu kanë konfirmoi se nga sulmi izraelit janë goditur caqe ushtarake në provincën e Teheranit, dhe në pjesë të tjera të shtetit, duke nënvizuar se sulmi shkaktoi dëme të kufizuara. Nga ana tjetër, Izraeli ka njoftuar se gjatë këtij sulmi, ushtria izraelite ka goditur godina ku prodhohen raketa, raketahedhës dhe caqe tjera ushtarake. Autoritetet izraelite po ashtu kanë paralajmëruar se nëse Teherani vendos ta sulmoj sërish Izraelin, Irani ka për të paguar një çmim tejet të shtrenjtë nga hakmarrja tjetër e Izraelit.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza në Ferizaj, tha se do të krijojmë vende pune më të mira, më të paguara dhe më të sigurta
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka qëndruar në Ferizaj, ku …