leoni

Ahmet Qeriqi: Lirohet nga arresti vrasësi i Jetë Hasanit. (E martë 27 tetor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Lirohet nga arresti vrasësi i Jetë Hasanit. (E martë 27 tetor, 1998)

Sapo jam zgjuar ka ardhur Elez Durmishi. Ai më tregon për largimin e forcave serbe nga disa pikë-pozicione dhe tregon po ashtu se është liruar nga arresti Shemsi Olluri, i cili  në rrethana ende të pasqaruara e ka vrarë Jetë Hasanin. Elezi ndihet tejmase i shqetësuar. Ka filluar të dyshojë se mos edhe në Shtab ka gjëra të pasqaruara. E di se Elezi është shumë i arsyeshëm, mirëpo kësaj radhe e shoh shumë të nevrikosur. Edhe pse para Elezit nuk ia shfaqi dyshimet e mia, edhe pse ai heton se edhe unë ndihem i shqetësuar. Për më tepër ai nuk merr siguri se çka mund të ndodh me vrasësin. Mundohem ta bind Elezin se tani për tani duhet pasur kujdes, ndërsa marr përsipër që për të gjitha të bisedoj me Jakup Krasniqin, edhe pse dyshoj se Jakupi di diçka të veçantë… ( shtatë rreshta të koduar)

Elezi mendon se tani për tani duhet të hulumtohen sa më shumë të dhëna në mënyrë që rasti të mos mbetet me një vlerësim paushall, sepse në të kundërtën ai është më se i sigurt se janë dy tre shokë të tjerë të Jetë Hasanit,  të cilët nuk e pyesin as Elezin, as mua as Sylën.

Përderisa e di se Elezi megjithatë ka shumë ndikim te të gjithë shokët e Jetës në Drenicë, mundohem ta bind që tani për tani të mos merret asnjë veprim i pamatur, sepse po qe se faktet flasin se vrasja ka ndodhur  rastësisht apo nga frika, atëherë gjërat rrokullisen në drejtim të kundërt.

E kuptoj se na është shtuar edhe një shqetësim tjetër.

Elezi ka shkuar në pozicione në Carralevë, për të parë se si po zhvillohen punët pas largimit të serbëve nga disa pozicione.

Me Beratin në orët e pas ditës kemi shkuar në ambulancë. Berati ka kërkuar nga Reshat Gashi që t`i telefonojë Nusretit, i cili sipas Beratit, duhet të vijë në Krojmir për të marrë një porosi dhe pastaj për të shkuar në Prishtinë. Porosia është e natyrës së tillë që nuk mund të përflitet,    në telefon.

Në lajmet e mbrëmjes bëhet e ditur se NATO-ja gjoja ka marrë qëndrim që të mos sulmohet makineria e krimit serb, pasi që regjimi i Milosheviqit ka ndërmarrë disa hapa që konsiderohen të mjaftueshëm për fillim. Ka mbetur edhe më tutje kërcënimi verbal, që nuk do të thotë kurrgjë. Në këtë mënyrë krimineli serb i ka realizuar synimet e veta dhe ka arritur ta neutralizojë gatishmërinë e NATO-s për të sulmuar.

Tani për tani mbetet vetëm kërcënimi verbal.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Edhe pse po binte shi i imët vjeshtor, Ruzhdi Jashari me ekipin e tij ka …