Kryetari i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka vlerësuar se Qeveria më shumë po merret me populizëm se sa me hallet e vërteta të qytetarëve. Ai ka theksuar se çmimet e prodhimeve bazike dhe të domosdoshme për jetë, buka, qumështi, vezët dhe mishrat kanë pësuar rritje prej 20-50 për qind, dhe kjo rritje është e papërballueshme për qytetarët. “Asnjë legjislaturë qeveritare nuk ka bërë asgjë për qytetarin konsumator, asnjëra, sepse nuk e njohin qytetarin konsumatorë, njëherë është taksa pagues si i tillë është zgjerues kryesor i buxhetit të shtetit, pra po financojmë shtetin Qeverinë dhe ia japim në mirëbesim që ta menaxhojnë. Qeveria nuk e njeh qytetarin konsumator në asnjë trajtë tjetër, na mashtroi edhe me ngritje të pensioneve, kinse dikush po jep nga buxheti i tij. Të gjitha taksat i kanë marrë ose prodhuesit ose tregjet tjera, por qytetari konsumator nuk e ka shijuar, ne shumë shtrenjtë po na kushton kjo klasë politike. Ne nga të gjitha anët jemi të rrethuar nga ata që vetëm duan të kapin të zhvatin dhe ne jemi në shtetin tonë kemi mbetur si fëmijë varfanjak”, ka thënë për Ekonomia Online, kryetari i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …