leoni

ASK: 26 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë qenë të papunësuar në vitin 2016

Kosova vazhdon të ketë numrin më të madh të papunësisë në rajon

Pas publikimit të raportit të Bankës Botërore, nga i cili mësohet se vetëm 37 për qind e popullsisë së aftë për punë janë të punësuar në Kosovë, njohësit e fushës së ekonomisë kanë kërkuar nga Qeveria që të reflektoj më shumë për nivelin e lartë të papunësisë që mbretëron në vendin tonë.  Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna konsideron se Qeveria duhet të krijojë stimuj konkret për të rinjtë që të fillojnë një biznes në vendin tonë. Edhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka theksuar se niveli kaq i lartë i papunësisë është çështje me të cilën duhet të merret me shumë seriozitet nga Qeveria.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj: Mbështetja e bombardimeve që Izraeli po shkakton ndaj popullatës civile janë akte të një padrejtësie historike

Nga sulmet izraelite në Gazë janë vrarë 22 persona, shumica prej të cilëve fëmijë e gra

Nga sulmet izraelite në Gazë janë vrarë 22 persona, shumica prej të cilëve fëmijë e …