Protestuesit e detyruan kryeministrin e Izraelit, Benjamin Natanjahun që ta ndërpres fjalimin. Ata kanë brohoritur fuqishëm “Turp të qoftë” gjatë një ceremonie të mbajtur sot për të kujtuar viktimat e sulmit të vitit të kaluar të kryer nga Hamasi, njofton Radio Evropa e Lirë. Aktiviteti për të përkujtuar viktimat e sulmit të 7 tetorit të vitit 2023 është transmetuar drejtpërdrejt në mbarë Izraelin. Shumë izraelitë e fajësojnë Netanyahun për dështime që ia mundësuan Hamasit të kryejë sulmin në jug të Izraelit tetorin e vitit të kaluar. Ata e mbajnë përgjegjës kryeministrin izraelit edhe për dështimin për të liruar pengjet e mbetura, që mbahen në Gazë nga Hamasi.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Limaj: Qeveria Kurti ka fyer veteranët dhe ka përdorur propagandë ruso-serbe
Në konventën e Nismës Socialdemokrate, lideri i partisë, Fatmir Limaj, shprehu kritika të ashpra ndaj …