Në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, përdorimi i dinarit serb vazhdon të mbetet i zakonshëm, edhe pse ligji ndalon qarkullimin e kësaj valute. Shumë dyqane në veri pranojnë pagesa në dinar dhe ofrojnë kthimin në të njëjtën valutë. Banka Qendrore e Kosovës përfundoi periudhën tremujore për zbatimin lehtësues të rregullores për operacionet me para të gatshme në maj, por mbikëqyrja duket e pamjaftueshme për të ndaluar këtë praktikë. Disa qytetarë në veri theksuan se pavarësisht përfitimeve që marrin në euro, ata vazhdojnë të preferojnë dinarin për transaksionet e përditshme, ndërsa disa të tjerë u shprehën se detyrohen të udhëtojnë deri në Rashkë për të marrë pensionet. Përveç veriut, dinari qarkullon edhe në komunën e Graçanicës. Deri më tani, Banka Qendrore nuk ka dhënë ndonjë informacion mbi kontrollet e mundshme në këto zona.
Kontrolloni gjithashtu
Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik, Kosovë-Serbi
Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …