Pavarësisht se Amerika dhe Be-ja insistojnë në miratimin sa më shpejtë të “Vetingut”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ka folur për miratimin e reformës në drejtësi dhe për miratimin e ligjit të “Vetingu”, ndërkohë që është shprehur se 7 ligjet nuk mund të kalojnë ditën e nesërme pasi, sipas tij, është në shkelje të kushtetutës. “Nuk mund të kalojnë, sepse këtë e ndalon kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Ky është një komunikim që unë e kam patur me partnerët amerikanë dhe europianë dhe do të ishte absurd që ata të mbështesnin nisjen e procesit të reformës në drejtësi duke shkelur kushtetutën e vendit, por PD ka shprehur gatishmërinë për të nisur punën me ekspertët për të shqyrtuar për draftin për “Vetingun”, në mënyrë që mos ketë asnjë vonesë në miratimin e ligjit”.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …