Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka dërguar letra drejtuesve kryesorë ndërkombëtarë, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidentin dhe kryeministrin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Edi Rama, si dhe liderët e institucioneve evropiane dhe ndërkombëtare si Ursula von der Leyen, Olaf Scholz, Emmanuel Macron dhe Antony Blinken. Në këto letra, Ahmeti shpreh shqetësimin e tij për tri vendime të fundit që, sipas tij, rrezikojnë stabilitetin e Maqedonisë së Veriut dhe arritjet e Marrëveshjes së Ohrit. Vendimet për shfuqizimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ndalimin e identifikimit etnik në institucionet shtetërore dhe formimin e një shumice qeverisëse pa përfaqësim të drejtë të komuniteteve etnike, përbëjnë, sipas Ahmetit, kërcënime serioze për barazinë dhe paqen e brendshme në një shtet shumëetnik. Ahmeti i bën thirrje liderëve ndërkombëtarë për veprim të përbashkët për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve dhe për të ruajtur stabilitetin në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …