Hysni Mursel Derguti, lindi në fshatin Rrezallë të Drenicës me 15 mars të vitit 1972, nga prindërit Mursel dhe Xhyle Dërguti, të cilëve iu lindën edhe katër bija: Floria, Shukrija, Zejnepja dhe Xhylferia. Më pas i lindën edhe tre bij të cilët vdiqën, ndërsa lindja dhe rritja e të katërtit, Hysniut ishte një gëzim i veçantë për familjen por edhe të afërmit.
Hysniu shkollimin fillor e kreu në vendlindje për ta vazhduar shkollimin e mesëm në Skenderaj, por pas dy viteve për shkak të kushteve tejet të rënda ekonomike ishte detyruar ta ndërpriste shkollimin. Mësimdhënësit e kujtojnë Hysniun si nxënës të urtë e të sinqertë.
Babai Murseli, punonte punë krahu kudo që gjente punë, por nuk kishte një punë të rregullt. Duke parë gjendjen e rëndë ekonomike Hysniu merr rrugën e mërgimit. Fillimisht shkoi në Dubrovnik të Kroacisë, te daja i tij.
Pas nëntë muaj pune atje, ai shkon në Gjermani e më vonë në Itali, aty e zënë autoritetet shtetërore dhe e dëbojnë nga Italia. Hysniu nuk kthehet në shtëpi por ndalet në Shqipëri, në qytetin e Krujës dhe zënë punë aty. Në ndërkohë njihet me një vajzë me të cilën më vonë martohet. Nga martesa me Dëshire Zelaj atyre u lind djali që e pagëzojnë me emrin Kujtim. Hysniu pas dy vjetësh me nusen dhe djalin pesë javësh vjen në vendlindje te prindërit dhe motrat, që ishin gëzuar pa masë kur u takuan me ta.
Pas dy ditësh të qëndrimit në shtëpi ata rrethohen nga forcat kriminele serbe për kërkim të armëve, por kishin plan të likuidonin celulat e para të veprimtarëve nga Drenica siç ishte Ilaz Derguti me shokë. Forcat serbe i kërkojnë nusen dhe djalin e Hysniut, por nëna Xhylë arrin t’ i largojë. Ata kishin strehuar në fshatin Ozdrim, dhe pas një kohe nusën e kishin kthyer në gjini e djalin e kishin ndalur, në shtëpi.
Në ndërkohë policia dhe ushtria serbe e zbulojnë vendndodhjen e Hysniut, derisa ai ishte duke fjetur në shtëpinë e tij dhe e rrahin mizorisht duke i kërkuar armët. Ashtu të përgjakur e ndihmon për ta veshur me rroba motra Shukrija e pastaj e marrin policia serbe, e dërgojnë në stacionin policor në Skenderaj.
Mbi 50 polic kishin bastisur shtëpi e katandi në familjen Derguti.
Në mbrëmje, motra Shukrija shkon tek Lah Tushila e takon dhe i tregon për vëllanë e kërkon ndihmë nga ai. Lahi i premton se do t ia nxjerr vëllanë nga burgu dhe ashtu ndodh, por i kërkon 8 mijë marka gjermane. Familja shet një hektar tokë dhe e nxjerr Hysniun nga burgu. Vajtje ardhjet e policisë ishin të shpeshta andaj Hysniu u detyrua të shkojë në Shqipëri.
Në një bisedë me nënën e motrat, Hysniu u thotë se po ju lë amanet djalin Kujtimin, e në pastë jetë e në përngjaftë mua, edhe ai do të bëhet ushtar i Kosovës. Në ditën që serbet bënë masakrën në Izbicë, djali im Hysniu me lot në sy më tha: Nënë Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka me marrë hak për ta.
Në mars të vitit 1998 luftëtarët çlirimtarë zhvillonin ushtrimet luftarake në Shqipëri. Hysni Mursel Derguti së bashku me Fazli Sadik Dergutin kishin kaluar ilegalisht, këmbë në Shqipëri për tu armatosur dhe për të bërë ushtrime ushtarake. Katër ditë udhëtimi nga Rrezalla në Rozhajë, Tuz e deri në Tiranë këtë rrugë e kishin kaluar në këmbë. Kur shkuan në Tropojë aty qëndruan 15 ditë, ku bënin ushtrime rreth 60 ushtarë që përgatiteshin për të hyrë në luftime në Kosovë. Ushtarët komandoheshin nga ushtarakë të lartë të Shqipërisë.
Pasi u furnizuam mirë me armatim kaluan kufirin shqiptaro-shqiptar. Për një muaj qëndruan në Këpuz të Gjakovës dhe ushtruan përdorimin e të gjitha llojeve të armatimit. Me 8 prill 1998 vendoset në Gllogjan.
Me të ardhur në Drenicë Hysniu vendoset në Njësitin, të cilin e komandante luftëtari i njohur, Ilaz Dërguti.
Në një betejë fyt a fyt ishte zhvilluar një betejë me armikun serb ku në grupin e çlirimtarëve ishin: Hamëz Dërguti, Muhamet Malaj, Muhamet Zabelaj, Zenel Mëziu, Fazli Dërguti. Atë ditë gjatë luftimeve luftëtari Zenel Mëziu nga plagët e marra kishte rënë të altarin e atdheut por edhe forcat serbe kishin pësuar humbje.
Bahriu, djali i Dëshmorit Malush Ahmeti, duke evokuar kujtimet për dëshmorin, Hysni Dërguti, rrëfen se ai se ishte një atdhetar, djalë i vendosur edhe shumë i fortë. Qysh në rinin e tij shkonte në Shqipëri ilegalisht edhe merrte flamuj kombëtarë, të cilët edhe i vendoste në vende të ndryshme. Gjatë maltretimit, që serbët i bënë në stacionin policor në Skënderaj, ai në një moment kishte ikur duke kërcyer nga kati i dytë dhe ishte strehuar në malet e Kryshecit. Aty takon Malush Ahmetin, i tregon për ngjarjen e shkojnë në fshatin Kopiliq. Dhe nga ajo kohë Hysniu i bashkohet UÇK-së. Mori pjesë në disa luftime dhe veçmas në Kryshec ku armikut iu shkaktuan shumë humbje.
Me 28 tetor të vitit 1999, jeta e tij përfundon në një aksident komunikacioni ku këmba e plagosur në luftë nuk e frenoi dot veturën. Trupi i tij është varrosur në Zahaq ku i është ngritur Lapidari. Pastaj familja dhe bashkëluftëtarët e kanë rivarrosur, në Rezallë pranë komandant, Malush Ahmetit.
Hysniu ka lënë djalin Kujtimin dhe vajzat Larglinda dhe Hysnija e cila mban emrin e babait që kurrë nuk e kishte parë. Për rritjen e fëmijëve është kujdesur gjyshja Gjyla dhe hallat.
Pas vdekjes familja e Hysniut ka marrë Certifikatën e dëshmorit nga Gjenerallejtënant Agim Ceku. Dhe Mirënjohje nga kryetari i OVL-UÇK-së, Muharrem Xhemajli. (Zejnepe Derguti)
Kontrolloni gjithashtu
Hyzri Hamdi Talla (1.12.1963 – 2.12.1998)
Dëshmori Hyzri Talla ka lindur në fshatin Letancë të Besanës (ish-Podujevë) në një familje të …