leoni

Komiteti për Politikë dhe Financa diskutoi gjerë e gjatë mbi vendimin për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2025

Këtë të hënë është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Ferizajt, kryesuar nga Xhavit Zariqi, ndërsa kanë marrë pjesë drejtorë të drejtorive komunale si dhe anëtarë të këtij komiteti.

Në këtë mbledhje Drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, anëtarët e këtij komiteti i ka njoftuar në lidhje me propozim-vendimin për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2025.

Poashtu ajo ka bërë edhe propozim-vendimin për lirimin-faljen e qiranë për lokalin në Rr ”Ramdan Rexhepi”, në pronësi të Komunës si dhe raporti financiar janar-shtator i vitit 2024.

Ndërsa, Drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli, ka bërë propozim-vendimin për publikimin e listës së pronave të Komunës së Ferizajt për dhënien në shfrytëzim për vitin 2025. Ai ka bërë edhe propozim-vendimin për këmbimin e pjesës së ngastrës kadastrale 706-0 Zona Kadastrale Lloshkobare, pronë e Komunës së Ferizajt , me pjesën e ngastrës kadastrale 7-5-3 dhe 705-04 Z.K Lloshkobare pronë private.

Poashtu drejtori Murseli, bëri edhe propozim-vendimin për këmbimin e pjesës së ngastrës kadastrale 992-0 Z.K Talinovc i Muhaxherëve, pronë e Komunës së Ferizajt, me ngastrën kadastrale 376-1 dhe 378-3 Z.K Neroidme e Ulët, pronë e Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj.

Në këtë mbledhje u bë edhe propozim-vendimi për miratimin e Strategjisë për Zhvillimin dhe Fuqizimin e Rinisë në Komunën e Ferizajt 2024-2029 dhe Planin e Veprimit Rinor 2024-2027.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …