leoni

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka vazhduar procesi gjyqësor kundër: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë, ka vazhduar  procesi gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët qe katër vjet po mbahen në burg.  Prokuroja Silvia D’Ascoli, ka njoftuar për dëshmitarët që planifikohet që të japin dëshmi gjatë kësaj jave. Sipas saj dëshmitari i parë, i koduar,  do të paraqitet,  si dhe  tre dëshmitar me video-lidhje. Pas këtyre pritet të paraqiten  dy dëshmitarë të mbrojtur me kode të caktuara.  Dëshmitari i fundit, Nuredin Ibishi, të enjten më 24 tetor, u ballafaqua me deklaratat që i ka dhënë më herët për Prokurorinë. Ai tha se asnjëherë nuk i kujtohet që ka thënë që Jakup Krasniqi ka qenë komandant. Sipas kalendarit,  gjykimi gjatë kësaj jave, pritet të mbahet në  katër seanca gjyqësore, raporton RTK.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …