Filloi asfaltimi i rrugës alternative në Stubëll të Epërme të Vitisë

Fshati Stubëll e Epërme e Vitisë, po bëhet me një rrugë alternative., pasi që sot filluan punimet në asfaltimin e rrugës që lidhë këtë fshat me fshatrat Letnicë, Goden dhe fshatrat e tjera të kësaj zone të cilat cilësohen si vende të bukura me potenciale të mira për zhvillimin e ekoturizmit.

Me këtë rast në fillimin e punimeve i pranishëm ishte i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, i cili është mirëpritur aty nga banorët.

Kryetari Haliti i uroj banorët e kësaj ane për realizimin e këtij projekti infrastrukturorë, që sipas tyre do të ndihmojnë në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve. Po ashtu kjo rrugë pritet të ofroj edhe qasjen më të lehtë të banorëve te tokat e tyre. Edhe banorët të cilët ishin të pranishëm në këto punime u shprehen falënderues për këtë projekt që për t’a ka një rëndësi të veçantë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …