Qeveria ia bllokon Komunës së Suharekës xhirollogarinë bankare

Qeveria e Kosovës ia ka bllokuar Komunës së Suharekës xhirollogarinë bankare. Kështu ka bërë të ditur për Periskopin, Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi. Ai tha se kjo ka ndodhur si pasojë e kontratës kolektive dhe mosgatishmërisë së qeverisë për ta zgjidhur këtë problem. Ndërkaq shtoi se kjo mund t’i ndodh edhe komunave tjera nëse qeveria nuk ka vullnet për të gjetur zgjidhje të këtij problemi. Asocacioni i Komunave të Kosovës kërkon nga qeveria që t’i dëgjojë komunat dhe të reflektojë në kërkesat e tyre për kontratën kolektive, ka thënë Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Të shtunën në Rahovec shënohet Dita e Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi”

Në kuadër të shënimit të ditës së Bibliotekës Komunale Sulejman Krasniqi dhe 87 vjetorit të …